Mesfushori francez, Paul Pogba, me më dëshirë do të bëhej pjesë e ekipit të Zinedine Zidane, sesa të rikthehej në Old Traford, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.
Zemra e Pogbas rrah për Real Madrid-in, por agjenti i tij, Mino Raiola, është duke e shtyrë drejtë një marrëveshje me Manchester United, për shkak të pakos financiare që ofrojnë anglezët.
Gjiganti i Premier Ligës është gati t’i blejë shërbimet e Pogbas për një shumë rekorde, por disa media në Spanjë shkruajnë se francezi po do që t’u bashkohet kampionëve të Europës.
Gjithsesi, mbetet të shihet nëse madrilenët do të futen në garë për Pogban, apo United, që po i ofrojnë mesfushorit pagë vjetore prej 13 milionë eurosh, do të sigurojnë shërbimet e ish-lojtarit të tyre.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.