28.10.2018 · përditësuar para 2833 dite1 min lexim
Manchester United ka arritur ta mposht Evertonin në xhiron e 10-të të Premier Leagues angeleze, njofton Klan Kosova.
Ndeshja filloi me një minutë heshtje në nderim të tragjedisë që i ndodhi ekipit të Leicester Cityt.
Ndërsa djemtë e Jose Mourinhos kaluan në epërsi pas 27 minutave, kur u akordua penallti për ta pas ndërhyrjes së parregullt ndaj Anthony Martial.
Përgjegjësinë për të goditur e mori Paul Pogba, goditjen e të cilit e priti portieri Pickford ndërsa topi iu kthye prapë francezit i cili shënoi me lehtësi për 1 me 0.
Në pjesën e dytë skuadra e Djajve të Kuq shënoi edhe njëherë me dyshen franceze që ishte shumë e disponuar për lojë.
Autori i golit të parë Pogba ishte pikërisht ai që tani në rolin e asistuesit dhuroi një pasim për Martialin i cili nga brenda zonës se Evertonit goditi me mjeshtëri topin të cilin portieri kundërshtar e pati të pamundur ta ndalte.
Mirëpo skuadra e Marco Silvas arriti që deri në fund ta ngushtojë epërsinë pasi Gylfi Sigurdsson, u ndal në mënyrë të parregullt nga Smalling dhe u akordua penallti në favor të tyre.
I saktë nga 11-metra u tregua islandezi Sigurdsson që shënoi për 2 me 1 në minutën e 77-të të ndeshjes.
Pas kësaj fitore United me 17 pikë renditet në vendin e tetë, kurse Evertoni një pozitë më poshtë me 15 pikë të mbledhura.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.