Lajmet e fundit

Paul Pogba iu është kundërpërgjigjur kritikëve të tij që e kanë vënë në pikëpyetje stilin e tij të lojës dhe veprimet jashtë fushës, duke argumentuar që ata nuk do ta kritikonin Messi-n që ec në fushë.
“Gjithmonë kam qenë kështu”, ka thënë Pogba për France Football.
“Kur kam fituar, kam fituar duke qenë i tillë. Ky është stili im i lojës”.
“Nuk do ta kritikoni Messi-n kur ec në fushë. Nëse ai i shënon tre gola a do të thoni: Ah por ai po ec në fushë? Jo. Nuk mund të më tregoni se si të luaj”.
“Njerëzve mund t’iu pëlqejë ose jo. A kam nevojë që të duhem? A kam nevojë që njerëzit të më gjykojnë ndryshe? Apo a flasin ata më mirë për mua?”.
“Nëse jam këtu sot, është shkaku i asaj që jam. Askush s’më ka thënë se si të sillem. Ky është futboli im, kjo është e tëra”.