Lajmet e fundit

A është poezia autobiografi? Është një pyetje që nuk harroj kurrë t‘ua bëj poetëve të ftuar në BIBLIOTEKË. E ndërkaq kam bindjen, qysh në krye të herës, pavarësisht kujt pyes, se do të marr të njëjtën përgjigje pozitive: Po, poezia është autobiografi! Sa herë lexoj një poezi, përfytyrimi i autorit është i fuqishëm.
Tejet i fuqishëm madje. Teksa përfytyrimi i prozatorit kur lexoj një roman a tregim nuk më shqetëson me praninë e vet, përfytyrimi i poetit nuk pranon të zmbrapset pak më tutje.
Më rri aty, herë përballë, herë anash e herë mbi krye, duke pëshpëritur si për të këmbëngulur për praninë e tij pikërisht në poezinë që lexoj. E kështu, mendimi se poezia është një autobiografi qëndron gjithnjë, në të njëjtin vend, gjithnjë e më ngulshëm.
*** Në prag të dasmës bëj llogarinë, për të gjitha gjërat që duhen blerë. Që nga dhoma e gjumit dhe kostumi i ri e deri te shishet me raki e verë. Më dëgjon kjo zemra në kraharor dhe më thotë, ndërsa numëroj paratë: -Veç për mua s’ke fare nevojë, të shpenzosh ndonjë qindarkë.
Vargjet më çuan në një kohë të largët, përfytyrova përgatitjet për martesë të Ndoc Gjetjes. A është një poezi autobiografike kjo më sipër?
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.