Dje në ambientet e kafe-librarisë "Dit e Nat" në Prishtinë, është mbajtur orë poetike, "slam poetry" (poezi skenike) respektivisht, me ç'rast performoi Elizabeth Acevedo.
Poetja e lartëpërmendur, Acevedo, është fituese e disa çmimeve për poezi skenike, ndër të tjera fituese e çmimit të parë të garës kombëtare për poezi skenike në Amerikë.
"Jam ndarë shumë e kënaqur. Më ka bërë përshtypje shumë se sa mikëpritës janë njerëzit këtu, njëkohësisht prezenca e tyre përgjatë performancës time. Jam shumë falënderuese që gjendem këtu" ka deklaruar Acevedo për klankosova.tv
Kjo ngjarje është organizuar nga "Këndi Amerikan" në kuadër të Biblotekës Kombëtare, ndërsa vizita e performueses është mundësuar nga Ambasada Amerikane.
"Jemi shumë të kënaqur ngaqë performanca e saj është pritur shumë mirë, njëkohësisht ndër gjërat më të mira rreth këtij organizimi ka qenë shkëmbimi kulturor" ka thënë, Arber Jashari, Koordinator në " Këndin Amerikan".
Poetja, Elizabeth Acevedo, do të performoj edhe ditën e enjte në Biblotekën Kombëtare, në orën 18:00.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.