Në Leipzig të Gjermanisë po mbahet edicioni i 27-të i Panairit të Librit ku po marrin pjesë rreth 2100 botues nga vende të ndryshme të Botës.
Edhe përkundër faktit që shtëpitë botuese të Kosovës nuk janë pjesëmarrëse, në këtë edicioni ishte ftuar të marrë pjesë poeti Shpëtim Selmani, i cili solli vargje të shkëputura nga libri i tij për publikun e pranishëm.
Selmani, u prezantua në panair me përkrahje të Rrjetit Evropian për Literaturë dhe Libra “Traduki”, i cili mbështet financiarisht edhe përkthimet e autorëve të Evropës Juglindore.
Edicioni i sivjetmë i panairit është i hapur nga 23 deri 26 mars, dhe numri i vizitorëve në secilin edicioni kalon mbi 160 mijë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.