Lajmet e fundit

Një person është ndaluar lidhur me rastin e plagosjes së dy personave në Podujevë.
Kështu tha për Klankosova.tv Nijazi Jashari, komandant i stacionit policor në këtë qytet.
Jashari tha se ende nuk dihet nëse personi në fjalë është i dyshuari, pasi që ai ende nuk është intervistuar.
"Është ndaluar një person. Akoma nuk e dijmë nëse personi në fjalë është i dyshuari pasi që ai ende s'është intervistuar. Kjo do të kuptohet pasi që ai të intervistohet" - tha Jashari.
"Jemi akoma në vendin e ngjarjes me hetuesit dhe jemi duke e hetuar rastin" - tha ai për Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/dy-te-plagosur-1ne-podujeve-video/