Ura e fshatit Dumnicë e Poshtme të Podujevës është në gjendje të mjerueshme.
Nga kjo po ndihen të rrezikuar të gjithë banorët, por në veçanti të rrezikuar janë fëmijët.
Banorët po kërkojnë urgjentisht nga komuna rregullimin e saj.
Rregullimi nuk u bë, edhe pse ata thonë se disa herë kërkesa iu bë pushtetit lokal.
Përveç se e dëmtuar, kjo urë është edhe e stërmbushur me mbeturina.
Fotografitë janë publikuar më 3 mars edhe nga portali lokal, Podujeva Sot, transmeton Klankosova.tv
Lidhur me rastin zëdhënësi i Komunës së Podujevës Fatri Zhitia, deklaroi për Klankosova.tv se kjo urë menaxhohet nga Ministria e Infrastrukturës.
"Nëse është fjala për një urë që janë publikuar disa fotografi edhe me mbeturina anash. Është në rrugën nacionale Podujevë - Merdarë, që menaxhohet nga Ministria e Infrastrukturës", deklaroi ai për Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.