Lajmet e fundit

Dyshohet se i vodhën stolitë e arit në vlerë prej 7 mijë eurosh brenda një shtëpie.
Lidhur me rastin e ndodhur më 17 shkurt në fshatin Sibovc të Podujevës u arrestuan tre persona.
Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se njëri nga ta është i mitur.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti/ Klankosova.tv
Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber