Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar dy të dyshuar në Podujevë për veprën "mashtrim".
Të dyshuarit në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë mashtruar një burrë se do t'i bënin termin për vizë në ambasadën gjermane dhe i njëjti kishte paguar 1,500 euro, njofton Klankosova.tv.
"Rruga, Zahir Pajaziti, Podujevë 11.01.2023-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane ku i njëjti kishte paguar 1500 euro. Me vendim të prokurorit dy te dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy te dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt" thuhet në raportin 24 orësht të Policisë së Kosovës.