Shkolla “Ibrahim Rugova” në Podujevë, është qendra më e madhe për votim në këtë qytet.
Gazetari Liridon Zeqiri, tregon se kjo shkollë ka dhjetë vendvotime me plot 8 mijë 181 votues, transmeton Klankosova.tv.
Kjo është një nga 47 qendrat e votimit në qytetin e Podujevës.
Ndërkaq qendra e caktuar për votim me kusht është shkolla “Enver Maloku”.
Në tërë komunën e Podujevës, të drejtë vote kanë gjithsej 84 mijë e 23 qytetarë.
https://www.youtube.com/watch?v=KCdR_z95weI
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.