Lajmet e fundit
Sulmesi i Arsenalit, Lucas Podolski ka konfirmuar se karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi, te Galatasaray.

Përfaqësuesi gjerman sezonin e fundit e ka kaluar si huazim te skuadra italiane Inter, por që nuk arriti të tregojë veten dhe u rikthye në Emirates Stadium.
Pas bisedimeve me drejtuesit e Arsenalit, ai ka marrë lejen për t’u bashkuar me Galatasarayn.
“Dua të largohem” ka thënë Podolski.
Gunners do të përfitojnë vetëm 2.1 milionë funta pas shitjes së tij, ndërsa paga javore e tij në Londër është 100.000 funta në javë.