Lajmet e fundit
Të Bardhët sipas të gjitha gjasave do të tentojnë ta angazhojnë Pochettinho, të cilit në këtë mënyrë do t'i realizohej ëndrra për të drejtuar skuadrën nga Santiago Bernabeu

Mauricio Pochettino vazhdoi kontratën me Tottenham javën e shkuar, por me kusht që nëse Real Madrid interesohet për të, të jetë i lirë për të kaluar në Santiago Bernabeu.
Kalimi i tij në Madrid është mundësi pas vendimit të teknikut Zinedine Zidane të dorëhiqet nga posti, pas tre triumfeve me radhë në Ligën e Kampionëve.
Raportohet se Florentio Perez ka qenë në dijeni se kjo gjë mund të ndodhte, ndaj ka punuar që ta gjejë zëvendësuesin e denjë për teknikun francez.
Të Bardhët sipas të gjitha gjasave do të tentojnë ta angazhojnë Pochettinho, të cilit në këtë mënyrë do t'i realizohej ëndrra për të drejtuar skuadrën nga Santiago Bernabeu.