Lajmet e fundit
Tekniku argjentinas ka shprehur gëzimin e tij për vazhdimin e kontratës me Spurs, drejtimin e të cilëve do ta ketë edhe për pesë vjet tjera

Mauricio Pochettino ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë të lidhur me Tottenham Hotspur deri më 2023.
Argjentinasi, që është përfolur si trajner i ardhshëm i Real Madrid, ka vendosur që t'i përkushtohet skuadrës nga Ëhite Hart Lane.
Përveç tij, kontrata të reja kanë nënshkruar edhe të gjithë anëtarët e stafit teknik - Jesús Pérez, Miguel D’Agostino dhe Toni Jimenez.
"Jam i nderuar që kam nënshkruar kontratë të re ndërsa i afrohemi një prej periudhave më të rëndësishme në histori të klubit, pra kalimit në një stadium krejt modern", ka thënë ai.