Lajmet e fundit
Argjentinasi është i lidhur me një kalim në Old Trafford, nëse Jose Mourinho nënshkruan me Paris Saint-Germain.

Mauricio Pochettino ka ngritur alarmin tek Tottenham, pasi është duke shtyrë nënshkrimin e kontratës së re.
Argjentinasi ka pasur sukses të madh në White Hart Lane këtë edicion dhe drejtorët e Spurs janë të vendosur ta mbajnë atë për më gjatë.
Por kalimi i mundshëm i Jose Mourinho tek Paris Saint-Germain ka bërë që të shtohen zërat për një ikje të argjentinasit drejt Old Trafford, gjë që ka shqetësuar zyrtarët e skuadrës londineze.