Lajmet e fundit

Chelsea do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në "Premier League" sot me fillim nga ora 15:00 ndaj Aston Villa.
Trajneri i londinezëve, Mauricio Pochettino ka folur për mediet angleze para këtij ballafaqimi, duke përmendur formën e dobët të ekipit të tij.
"Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje sepse jemi Chelsea? Po, por nuk jemi Chelsea që fitoi Champions League apo Premier League. Duhet ta pranojmë së është një projekt. Një ide, por që duhet me kohë të ndërtojmë diçka për të ardhmen.", tha Pochettino.
Chelsea në 5 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në "Premier League" ka fituar vetëm një ndeshje, ka barazuar dy herë dhe pësuar dy herë, duke u renditur në pozitën e 14 me 5 pikë të grumbulluara.