Lajmet e fundit

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, është opsioni kryesor i Real Madridit për ta zëvendësuar Julen Lopetegui-n, sipas The Sun.
Kampionët e Evropës e konfirmuan largimin e tij, dhe atë po e zëvendëson përkohësisht ish-lojtari tjetër i Realit, Santiago Solari.
Është përfolur se ish-trajneri i Chelsea-s, Antonio Conte, do ta merrte këtë post në “Santiago Bernabeu”, por The Sun pohon që “fuqia e lojtarëve spanjollë” e ka ndaluar italianin që të kalojë në Bernabeu.
Artikulli vijon të thotë se Real Madridi janë optimisë për mundësitë e tyre që ta marrin Pochettino-n pasi janë takuar me “njerëz të afërt të tij” në Londër, javën e kaluar.