Lajmet e fundit

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka thënë që nuk e di nëse klubi i tij ka bërë ofertë për futbollistin e Real Madridit, Gareth Bale.
Uellsiani duhet të largohet nga “Santiago Bernabeu” sipas trajnerit të tij, Zinedine Zidane, ndërkaq ende nuk dihet se ku mund të përfundojë 30 vjeçari.
“I kam parë raportimet në media, por nuk e di se cili klub po tenton që të nënshkruajë me të”, ka thënë Pochettino për reportërët.
“Nuk kam ndonjë informatë nga presidenti; nuk e di nëse jemi ne apo ndonjë klub tjetër. Është puna e presidentit tonë”.