07.04.2019 · përditësuar para 2673 dite1 min lexim
Argjentinasi Mauricio Pochettino është duke u konsideruar si njeriu që ka potencial ta rimëkëmbë skuadrën AC Milan.
Më parë është raportuar se ai do t’i bashkohet Real Madridit ose Manchester United-it, mirëpo të dy këto pozita tani janë zënë nga trajnerët Zinedine Zidane dhe Ole Gunnar Solskjaer, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa skuadra italiane e cila po lufton për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, mund ta emërojë Mauricio Pochettino si pasardhës të Gennaro Gattuso.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.