Lajmet e fundit
"Nuk shqetësohem se kush e ka shënuar golin, me interesojnë tri pikët. Harry ka thënë se ai gol ishte i tij, Christian tha ok, nuk ka problem. Por, nuk u bë hataja për këtë gjë”

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino i ka dal në mbrojtje lojtarit të tij më të mirë, pasi ai mori kritika se ka bërë vet ankesë që goli i tij kundër Stoke City ti numërohet atij e jo Christian Erikssen.
“Askush nuk ka folur për këtë. Naturisht pas ndeshjes Harry tha se ai e ka prekur pak topin me krahun e tij të djathtë”, tha për gazetarët Pochettino të enjten.
“Harry është djalë i mirë dhe nuk gënjen në të tilla situata. Ai është një person që gjithmonë përpara e vë skuadrën".
"Nuk shqetësohem se kush e ka shënuar golin, me interesojnë tri pikët. Harry ka thënë se ai gol ishte i tij, Christian tha ok, nuk ka problem. Por, nuk u bë hataja për këtë gjë”.