Lajmet e fundit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka përshëndetur Kylian Mbappe pasi sulmuesi shënoi dy herë në fitoren 2-0 ndaj Reims në Ligue 1.
Pavarësisht spekulimeve që po e lidhin me Real Madridin, francezi e nisi nga fillimi ndeshjen të dielën në mbrëmje, dhe shënoi dy gola.
Sidoqoftë, e ardhmja e Mbappes mbetet ende e pasigurtë mes ofertave të vazhdueshme nga Los Blancos, dhe gjithashtu me përfundimin e kontratës në verën e ardhshme, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
“Ai është lojtari ynë. Por ju e dini mercaton, është me plot spekulime. Presidenti dhe drejtori sportive janë shumë të qartë. Ai është këtu me ne dhe jemi të lumtur me të. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe është një dhuratë ta kesh atë me ne”, u shpreh Pochettino.
Për të ardhmen e tij foli edhe bashkëlojtari i tij, Marquinhos i cili tha se se nuk jemi duke u përpjekur që ta pyesim për të ardhmen e tij.
““Ne as nuk përpiqemi ta pyesim për të ardhmen e tij. Ai ka qëllimet e tij, por nëse mendojmë për veten, duam që ai të qëndrojë. Dhe nëse qëndron, do të na ndihmojë shumë”, theksoi Marquinhos.
“Sigurisht që unë dua që ai të qëndrojë. Na pëlqen të luajmë me më të fortë. Ne nuk e zbuluam Kylian sot. Ai ka shënuar shumë gola për disa vjet. Ai është një fenomen, ne jemi shumë të lumtur me të”, u shpreh Verrati.