Lajmet e fundit
Tekniku i Spurs e ka pranuar se është i interesuar ta kthejë në Tottenham sulmuesin uellsian, megjithëse tek Real Madrid nuk japin sinjale se janë gati ta shesin

Mauricio Pochettino ka konfirmuar interesimin e Tottenham Hotspur për kthimin e Gareth Bale në White Hart Lane.
Sulmuesi i Real Madrid raportohet se do të largohet nga Santiago Bernabeu pas përfundimit të këtij sezoni.
Dhe tekniku ka deklaruar se do të donte ta kishte në radhët e veta uellsianin, që ka pasur probleme të mëdha me lëndimet në muajt e fundit.
“Bëhet fjalë për një futbollist fantastik. E kemi takuar në Madrid kur luajtëm atje”.
“Nuk kam kontakt me të por në futboll kurrë nuk mund ta dini se çka mund të ndodhë”.