Lajmet e fundit

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka shprehur edhe njëherë hapur dëshirën që sulmuesi Harry Kane të qëndrojë në skuadër.
Ai ka thënë se do të bëjë ç’është e mundur për të mos e lënë atë të largohet nga Suprs.
Kane u bë shumë i kërkuar kur në sezonin e fundit, shpërtheu duke realizuar 21 gola.
Manchester United ka qenë skuadra më e përfolur në të cilën Kane do të mund të transferohej.
“Natyrisht që Kane bën pjesë në planet e mia. Ai do të qëndrojë, ato që thuhen janë thashetheme” ka thënë Pochettino.
Vija e sulmit të Van Gaal përbëhet nga tre sulmues, Rooney, Chicharito dhe Wilson, kështu ai dëshiron që të përforcohet në këtë pozitë, pasi mund t’i dalin probleme gjatë ndeshjeve në vijim dhe si të duhurin e sheh Kane-n.
Largimi i Van Persie dhe mosndalja e Falcaos kanë lënë skuadrën në një numër kaq të vogël sulmuesish, dhe Van Gaal është duke insistuar të sjell edhe disa lojtar në disa pozita, transmeton Klan Kosova.