Sipas Daily Star, menaxheri Mauricio Pochettino ka bërë thirrje që gjatë fillimit të vitit të ardhshëm të sjellë lojtarë të rinj në klubin, Tottenham, të cilin ai e udhëheq.
Skuadra angleze gjatë verës që shkoi nuk ka arritur që të sjell në klub ndonjë lojtar të ri, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo menaxheri argjentinas beson se është e rëndësishme që skuadra të rifreskohet gjatë vitit të ardhshëm.
“Si klub ne kemi nevojë që në janar të fillojmë me rifreskim në mënyrë që ta lëvizim klubin përpara”, ka thënë Pochettino para gazetarëve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.