Lajmet e fundit

Chelsea dhe Tottenham Hotspuri mund të zhgënjehen nëse ajo që një gazetar spanjoll po thotë është e vërtetë.
Të dy klubet e lartpërmenduara duan ta marrin në radhët e veta trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino.
Reporteri Anton Meana tani ka thënë që Pochettino punën e ardhshme do ta ketë si trajner i Real Madridit, pasi që e ardhmja e Carlo Ancelottit te kampionët e botës duket të jetë në mëdyshje, pavarësisht dopietës së fituar vitin e kaluar.