Lajmet e fundit
Trajneri i Spurs ka thënë se skuadra e Jose Mourinhos duhet të harrojë transferimin e Harry Keane, pasi ai është i lumtur në skuadrën që ai drejton.

Mauricio Pochettino ka thënë se është i lumtur që Harry Kane është i lidhur me një kalim tek Chelsea, por insiston se sulmuesi nuk do të largohet nga klubi.
Blutë është raportuar se janë të interesuar për sulmuesin, pasi Diego Costa nuk është në formë.
Por Pochettino ka thënë se Jose Mourinho duhet ta harrojë nënshkrimin me yllin e Spurs.
‘Jam i lumtur që një klub i madh do një lojtar tonon – sepse tregon që kemi një sulmues të shkëlqyeshëm”.
“Por Harry, si edhe Hugo, do të qëndrojnë këtu. Ai është një nga më të mirët dhe është i lumtur tek ne”.
“Ai do që të rritet në klubin tonë dhe në vitet e ardhshme të fitojmë tituj. Kjo është sfida e tij”.