Lajmet e fundit

Në rast të largimit të Antonio Contes nga Chelsea gjatë kësaj vere, atëherë trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, do të ishte caku kryesor i këtij klubi, sipas Daily Telegraph.
Kampionët në fuqi të Anglisë e dinë se është shumë e vështirë që ta marrin argjentinasin nga Tottenham Hotspur.
Prandaj, në rast se nënshkrimi me Poch dështon, atëherë ata për alternativë kanë Luis Enriquen dhe Thomas Tuchel.
Megjithatë, në rast se Chelsea arrin pozitën e katërt para Spurs-ave, atëherë ata do t’i afrohen Pochettinos dhe të tentojnë ta sjellin në Stamford Bridge me Ligën e Kampionëve si një prej arsyeve të forta.