Lajmet e fundit
Asi francez mund të transferohet në Santiago Bernabeu, nëse bisedimet mes agjentit të tij dhe zyrtarëve të Los Blancos përmbyllen me sukses.

Agjenti i asit të Juventus, Paul Pogba, është duke diskutuar transferimin e mundshëm të lojtarit tek Real Madrid.
Besohet se në tavolinën e tij është vënë oferta prej 8 milionë eurosh në vit për francezin dhe modalitete tjera që nuk janë bërë të ditura.
Pogba është një nga lojtarët më të kërkuar tash e një kohë, ndërsa është përfolur shumë një kalim i mundshëm në Santiago Bernabeu, sidomos pasi Zinedine Zidane mori drejtimin e skuadrës.