Lajmet e fundit

Mission Impossible – Rogue Nation, sapo i është servuar shikuesve nëpër kinema, dhe planet janë që të vazhdohet tutje për filmin e radhës.
Aktori kryesor Tom Cruise, ka thënë në Daily Show se ai do të kthehet si Ethan Hunt për pjesën e gjashtë të këtij filmi, transmeton Klan Kosova.
“Do të fillojmë të punojmë tani rreth këtij projekti dhe me gjasë me xhirime do të fillohet gjatë verës së ardhshme”, i ka thënë Cruise prezantuesit Jon Stewart.
Misioni i gjashtë i Pamundur do të jetë vazhdimi më i shpejtë deri më tani i këtij projekti, pasi pesë pjesët e kaluara të filmit kishin ndërmjet vete së paku katër vjet pauzë ndërmjet tyre.