Është arrestuar një 15-vjeçar nga Burreli, i cili po transportonte armë dhe municion luftarak.
Sipas policisë i mituri u kap në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte tri granata, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
“Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”./abcnews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.