09.02.2017 · përditësuar para 3442 dite1 min lexim
Aretha Franklin, legjenda e muzikës soul, ka bërë me dije se në fund të këtij viti do të pensionohet.
Mbretëresha e Soulit ka vendosur që viti 2017-të do të jetë viti kur ajo do heqë dorë nga muzika dhe albumi i saj i fundit do të jetë në bashkëpunim me legjendën Stevie Wonder e do të lansohet në shtator.
Ajo ka thënë që pas pensionimit e ka ndërmend që të kalojë më shumë kohë me nipërit dhe familjen e saj.
Duke folur për një televizion amerikan, ajo e ka dhënë këtë lajm duke u shprehur shumë e kënaqur me karrierën e saj.
Aretha e cila ka plot 74 vjet, ka thënë se do të jetë e hapur për disa angazhime të vogla publike mirëpo ka thënë se do të gjejë pasione të tjera për ta mbajtur veten të kënaqur, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.