Një person në Korçë ka humbur jetën në veturë, teksa po kryente marrëdhënie seksuale.
Në lidhje me rastin, Policia e Shqipërisë ka arrestuar një grua të moshës 37-vjeçare, e dyshuar për veprën penale “Prostitucion", raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
Nga hetimet dhe ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.
Tutje, bëhet e ditur se është duke vijuar puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.