Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur dëshiron nënshkrimin me Massimiliano Allegri-n, në rast se Mauricio Pochettino vendos që të kalojë te Juventusi, pohon Express Sport.
Allegri dhe Zonja e Vjetër njoftuan së fundi që pas këtij sezoni do t'i ndajnë rrugët, ndërkaq nëse kampioni italian arrin ta marrë Pochettino-n, atëherë finalistët e Ligës së Kampionëve do të provojnë ta marrin pikërisht ish-trajnerin e Juves.
Ka disa emra që lidhen me postin e trajnerit te Bardh e Zinjtë, andaj mbetet të shihet nëse do të ndodhë ky "shkëmbim", mes dy klubeve.