Lajmet e fundit

Numri i marifeteve që njerëzit mund të mësojnë në kuzhinë, po rritet gjithnjë e më shumë.
Nëse do t’i dinit disa sekrete, jo vetëm që do të mësoni të gatuani si një profesionist, por do t’i mbroni ushqimet edhe nga prishja.
Këto janë disa nga marifetet shumë të përdorshme në kuzhinë, me anë të të cilave, të gatuarit s’do të jetë tjetër gjë pos kënaqësi për ju.
Tundeni një vezë për një minutë, dhe pastaj ziejeni, ngjyra e saj do të jetë e mrekullueshme.

Vetëm një thikë e mprehtë është çka ju duhet për ta përgatitur sandviçin e përkryer me akullore.

Mos i hidhni barërat që janë shndërruar në te verdha. Futini ato në kutitë të cilat përdoren për të bërë akull, edhe mbushini me vaj ulliri.

Nëse nuk keni tëhollues në shtëpi, përdoreni një shishe qelqi.

Nëse doni që pica të ketë te njëjtën shije dhe aromë sikurse kur e keni gatuar, mos e fusni në mikrovalë, por ngroheni mbi shporet elektrik me një tigan.

Për t’i prerë më lehtë domatet, futini ato në mes një pjate dhe më pas prisni me thikë.

Kur kavanozi juaj me Nutella është pothuajse i zbrazët, mbusheni me qumësht të ngrohtë. Do të përfundoni me qumësht e çokollatë!

Brokolin dhe qepët e reja, mbulojini me folje alumini. Kjo i ruan nga prishja.
