Ilirjana i ka komentuar veprimet dhe sjelljet e Blerandos karshi Edonës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.
Këngëtarja tha se ai është duke i tejkaluar limitet me veprimet e tija.
“Blerando është duke e ngamcuar shumë Edonën, po e bën këtë qëllimisht sepse nuk po e di me kë. Është duke ia tepruar”, tha Ilirjana.
Të njëjtin mendim si ajo e pati edhe Alby, e cila tha se Blerando ndoshta e ka qëllim që Edonën ta largojë nga shtëpia ashtu siç bëri me Metin, sipas saj./Klankosova.tv
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: