Një person ka raportuar në polici se një plumb ka depërtuar në brendi të shtëpisë së vëllait të tij, e cila është e pabanuar.
Policia ka bërë të ditur se predha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se një predhë (plumb) kishte depërtuar në brendi të shtëpisë së vëllait të tij, e cila është e pa banuar. Predha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.