Lajmet e fundit

Janë të vegjël por betimin do ta bëjnë si të rritur.
Zotimin për mirësjellje fëmijët e çerdhes publike “Yllkat” nga 7 marsi do ta përsërisin për çdo mëngjes.
Këtë e mirëpritën edhe 6 vjeçarët, të cilët veç ditës së mësuesit urime patën edhe për 8 marsin.
Për të shënuar ditën e mësuesit aktivitete pati edhe tek teatri Dodona, njofton Klan Kosova.
Këtu nxënësit e shkollës “Elena Gjika” mbajtën orë letrare, pasi 7 vjeçarja Dea Halimi përuroi librin “Yjtë farfuritës”.
Kronikë nga Klan Kosova.