Lajmet e fundit

Prishtina sonte është mysafir i skuadrës suedeze, Norrkoping, në kuadër të ndeshjes së parë për kualifikime për Europa Ligë.
Por, tifozët e Prishtinës nuk do ta mbështesin këtë skuadër vetëm përmes ekraneve, por disa prej tyre do të jenë prezent edhe në stadiumin e klubit suedez.
Siç shihet edhe në foto, disa fansa të Prishtinës, përkatësisht Plisat, kanë pozuar para tabelave të qytetit Norrkoping.