I emëruar kryetar i KB Sigal Prishtina më 14 janar, vetëm tri ditë pas Bekë Berisha njoftoi se do të tërhiqet nga ky post.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së klubit me tifozërinë “Plisat”, Berisha tha se së bashku dy palët e sipërpërmendura do të emërohet një ushtrues detyre i kryetarit.
Ai tha se e ka pothuajse të pamundur ta ushtrojë detyrën të cilën tha se e kishte pranuar me shumë dëshirë.
E ndaj këtyre zhvillimeve, kanë reaguar “Plisat”, të cilët thonë se “më në fund gjërat kanë filluar të lëvizin për mirë”.
“Për t’i arritur qëllimet tona kemi hasur në gatishmërinë e Bekë Berishës, të cilin e falënderojmë për bashkëpunimin me ne, duke hapur rrugë që klubi të kalojë në duar të ‘Plisave’ dhe njerëzve profesionistë, gjendje kjo që ka munguar tash e sa kohë në këto ambiente”, thanë “Plisat” në një reagim në Facebook.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit para dy ditësh në një reagim ka thënë se Bekë Berisha duhet të zgjedhë ose të jetë deputet ose kryetar i klubit pasi mbajtja e të dy posteve përbën konflikt interesi.
Ka pasur përplasje të shumta ndërmjet tifo-grupit “Plisat” dhe kryesisë së vjetër. Pakënaqësitë e “Plisave” kanë qenë të ashpra edhe pas emërimit të Bekë Berishës si kryetar i ri i klubit.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.