Mbrëmjen e sontme do të zhvillohen ndeshjet e playoff-it në Champions League.
Me fillim nga ora 21:00 do të luhen tri lojë, të cilat do të transmetohen edhe në platformën gjigante Artmotion.
Në Sport 2, do të transmetohet ndeshja Rangers - Club Brugge.
Mbetet të shihet se nëse rezultati do të jetë pozitiv për skuadrën e Nedim Bajramit, njofton Klankosova.tv.
Një përballje tjetër interesante, do të jetë edhe ajo në mes të Ferencvaros dhe Qarabag.
Këta të fundit eliminuan nga gara Shkëndijën e Tetovës.
Loja do të jepet në Sport.
Kurse, në Sport 4 do të transmetohet ndeshja në mes të Ylli të Kuq (Crvena Zvezda) dhe Pafosit.
Edhe kjo lojë do të transmetohet në Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.