Lajmet e fundit

Michel Platini ka marrë leje që t’i adresohet trupit udhëheqës të UEFA-s në takimin e kësaj jave – pavarësisht se ish-presidenti është i përjashtuar nga të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me futbollin, shkruan BBC.
Francezi ishte në krye të organizatës më të madhe të futbollit evropian, por që u përjashtua me dyshimet se ka thyer rregullat etike për pagesën e rreme në vlerë prej 1.3 milionë funtave.
E fjalimi që do ta mbajë 61 vjeccari do të bëhet në takimin që UEFA po kërkon pasardhësin e tij.
“FIFA ka njoftuat UEFA-n se Michel Platinisë i lejohet të flas në kongresin e 12 të jashtëzakonshëm të Athinës që do të mbahet me 14 shtator.”
“Një kërkesë për paraqitje këtu është bërë edhe nga UEFA në drejtim të FIFA-s më parë”, shkruan në lajmërimin e UEFA-s, transmeton Klan Kosova.