Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor i policisë në Prishtinë, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, ka nisur implementimi i planit "Semafori".
"Deri tani u janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar", thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv
[caption id="attachment_2305005" align="alignnone" width="491"]Policia e Prishtinës i konfiskon 34 patentë-shoferë[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.