Lajmet e fundit

Pavarësisht se ende ka kohë për të përfunduar sezoni aktual, Antonio Conte i Chelsea është duke planifikuar që tash transferimet e afatit veror.
Në radarët e The Blues, raportohet se janë Romelu Lukaku dhe Joao Cancelo.
Italiani ka kërkuar rikthimin e Lukaku në Stamford Bridge, ku dhe në muajin e kaluar është përfolur rikthimi i belgut, kur Chelsea refuzoi 150 milionë euro për sulmuesin kryesor Diego Costa nga skuadra e ligës kineze.