Një plagosje me armë ka ndodhur në Vorë të Shqipërisë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marikaj, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se dy persona kanë pasur një konflikt, derisa njëri prej tyre është plagosur në këmbë.
Ndërkaq, i plagosuri thuhet se është jashtë rrezikut për jetë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.