Një person, punëtori i një kompanie të sigurimit, ka mbetur i plagosur në grabitjen që ndodhi sot në hapësirat e jashtme të qendrës tregtare Albi Mall në Prishtinë.
Cak kishte qenë automjeti transportues i cili barte para.
Nuk dihet ende nëse të grabitësit arritën të marrin ndonjë gjë.
Klankosova.tv mëson se katër të dyshuarit, u larguan me automjetin e tyre Pick Up, ngjyrë e bardhë në drejtim të Hajvalisë.
Vetura e cila kishte targat gjermane u gjet e braktisur dhe e djegur në atë lokacion.
Derisa personi i plagosur bëhet e ditur se po i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik dhe se gjendja e tij është e rëndë.
https://klankosova.tv/grabitja-e-armatosur-ne-prishtine-punetori-i-kompanise-se-sigurimit-ne-gjendje-te-rende/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.