Një ngjarje e rëndë është regjistruar të mërkurën në Sukth të Durrësit, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës.
Sipas burimeve të Euronews.al, i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ku po merr trajtim. Mjekët bëjnë me dije se ai ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve të Euronews.al, dyshohet se autori i plagosjes është daja i 25-vjeçarit, ndërsa rrethanat dhe motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta.
https://klankosova.tv/ska-qetesi-ne-shqiperi-plagoset-nje-person-ne-durres/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.