I dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë, është mbrojtur në heshtje, ndërsa për të është parashtruar kërkesa që të dërgohet në paraburgim.
Kështu tha prokurori i rastit Ersan Qavolli, në një përgjigje për Klankosova.tv.
"Është e vërtetë që (i dyshuari) ka të kaluar kriminale. Në këto rrethana kemi parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit. Është mbrojtur në heshtje në deklaratën në polici", u shpreh Qavolli.
Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”. Viktimat janë familjarë mes vete (babai me dy djem).
https://www.youtube.com/watch?v=KxkayTQEq3I&t=13s
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.