Një person u paraqit mbrëmjen e së enjtes në urgjencën e spitalit të Korçës me plagë thike në qafë.
“Kostandin Ziu, 26-vjeçar, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ai është sulmuar nga shtetasi J. R., 22-vjeçar, gjatë një konflikti fizik”, thuhet në njoftimin e policisë”, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R. ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.