Një 51-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një 48-vjeçar në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në Rrugën e Dibrës gjatë së enjtes. Ai dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë në Shqipëri, i arrestuari rezulton me precedent penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.