Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 19:30 është informuar se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, nuk ka dhënë më shumë detaje për vendin e ngjarjes apo nëse është arrestuar dikush.
Zyrtarja e Policisë tha se aktualisht hetuesit policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si “vrasje në tentativë”. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.